Tashmë është zyrtare. Sulmuesi i Fiorentinës, Federico Chiesa, është lojtari më i ri i Juventusit. Ka qenë vetë klubi juventin që ka konfirmuar marrëveshjen vetëm dy orë para fundit të merkatos.
“Juventus Football Club konfirmon marrëveshjen me Fiorentinën për shërbimet e lojtarit Federico Chiesa. Lojtari ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare fillimisht dhe kartoni i tij ka kushtuar 10 milion euro, 3 milion për sezonin 2020/21 dhe 7 milion për sezonin 2021/22,” është deklarata zyrtare e bardhezinjve.
? UFFICIALE | @federicochiesa è Bianconero! ⚪⚫#WelcomeChiesa #LiveAhead
— JuventusFC (@juventusfc) October 5, 2020
22-vjeçari ka luajtur për Fiorentinën që nga viti 2016, atëherë kur hodhi dhe hapat e para si profesionist. Chiesa numëron 137 ndeshje me klubin violë në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar dhe 26 gola. /abcnews.al

