Një anije, 9 shqiptarë dhe 2 të arrestuar

schedule09:19 - 18 Qershor, 2019

schedule 09:19 - 18 Qershor, 2019

Dy persona janë arrestuar nga autoritetet belge pasi dyshohen se do të trafikonin nëntë shqiptarë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ata u zbuluan të premten gjatë kohës që po lundronin në brigjet e Belgjikës pranë Ostendes.

Gjykatësi i çështjes urdhëroi që dy personat, identitetet e të cilëve nuk bëhen publike, të arrestohen për trafikim të qenieve njerëzore. Sipas prokurorit Frank Demeester, viktimat ishin në një situatë të pasigurt dhe jetët e tyre ishin në rrezik. Gjithashtu ata do të nisin një hetim rreth organizatës kriminale.

Roja Bregdetare mori njoftimin të premten në darkë se një varkë kishte probleme me motorin. Menjëherë në ndihmë shkuan një varkë shpëtimi dhe policia kufitare. Ata raportuan se në bord ndodheshin nëntë persona, të cilët pretendonin se ishin me origjinë shqiptare.

Prokurori pretendon se ata po i drejtoheshin Mbretërisë së Bashkuar. “Brussels Times” raporton se kjo është një mënyrë shumë e përdorur nga emigrantët për të arritur në Britaninë e Madhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!