Një anëtar i stafit të tij i infektuar, zëvendës-presidenti amerikan do testohet për koronavirusin

schedule19:41 - 21 Mars, 2020

schedule 19:41 - 21 Mars, 2020

Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të bëjë testin për koronavirusin. Vendimi vjen pasi një nga anëtarët e stafit të tij rezultoi pozitiv për Covid-1.

Tashmë Mike Pence do t’i nënshtrohet një testi vetë edhe pak më herët u ishte drejtuar amerikanëve duke u thënë që nuk është e nevojshme të testohen nëse nuk kanë simptoma.

Zëvendës-presidenti konfirmoi me anë të një konference për shtyp të shtunën nga Shtëpia e Bardhe se ai dhe bashkëshortja e tij Karen do ta bënin testin për shkak të pozicionit që ai mban si zv/president dhe si lideri i task forcës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë.

Një nga anëtarët e stafit të Pence rezultoi pozitiv për  koronavirusin të premten. Për këtë të fundit, Mike Pence u shpreh se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe sa ka simptoma që ngjajnë me ftohjen e zakonshme.

Pas konfirmimit të anëtarit të stafit me koronavirus, sekretarja e shtypit Katie Miller deklaroi:

“As Presidenti Trump dhe as Zëvendës Presidenti Pence nuk kishin kontakte të ngushta me individin. Gjurmimi i mëtejshëm i kontakteve është duke u zhvilluar.” /abcnews.al/