Një aleat tjetër për Zelensky, Hungaria mbështet kërkesën për antërësimin urgjent të Ukrainës në BE

schedule13:02 - 1 Mars, 2022

schedule 13:02 - 1 Mars, 2022

Pas Polonisë edhe Hungaria është shprehur pozitive për kërkesën e presidentit, Volodymyr Zelensky, që Ukraina të anëtarësohet urgjentisht në familjen e Bashkimit Europian.

“Hungaria mbështet iniciativën e tetë liderëve të Bashkimit Evropian për të nisur bisedimet e pranimit të Ukrainës në BE”, tha mëngjesin e sotëm ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.

“Hungaria e mbështet këtë iniciativë dhe ne i bëjmë thirrje Brukselit që ta vendosë këtë çështje në rendin e ditës”, tha Sigiarto, duke iu referuar propozimit të presidentëve të tre shteteve baltike, Polonisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Bullgarisë dhe Sllovenisë.

Lexo edhe: Bunkerat e Luftës së Ftohtë strehë e sigurt për qindra ukrainas që po i ikin luftës

Presidentët e tetë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u kanë bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që t’i japin Ukrainës statusin e kandidatit menjëherë dhe të hapin bisedimet e pranimit, sipas një letre të hapur të lëshuar të hënën.

“Populli hungarez nuk e deshi këtë luftë, hungarezët duan paqen dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që paqja të rivendoset sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Sigiarto, duke bërë thirrje për bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

Lexo edhe:Bilanci tragjik i luftës, ushtria ruse ka vrarë 136 ukrainas në 6 ditë, midis tyre 13 fëmijë

Sigiarto shprehu solidaritetin me Ukrainën, fqinjin lindor të Hungarisë ku jeton një komunitet i madh hungarez, duke thënë se Hungaria mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ndërsa Budapesti po ofron ndihmë humanitare për refugjatët që ikin nga vendi, Sigiarto tha të hënën se Hungaria nuk do të lejojë që armët vdekjeprurëse të kalojnë nëpër territorin e saj.
Policia hungareze njoftoi të hënën se 62,736 refugjatë kishin mbërritur në Hungari nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!