Një agjent policie u infiltrua si pacient dhe i dha ryshfet, si u pikas mjeku i arrestuar në Spitalin e Traumës

schedule15:34 - 23 Shtator, 2022

schedule 15:34 - 23 Shtator, 2022

F.M, mjek reanimator në Spitalin e Traumës në Tiranë u arrestua ditën e sotme pasi dyshohet se ka marrë 20 mijë lekë ryshfet nga një pacient.

Por pacienti në të vërtetë ishte një agjent i infiltruar, i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra  mëson se hetimet po vijojnë pasi dyshohet se një tjetër mjek i këtij Spitali ka marrë ryshfet nga pacientët.

Ai u arrestua në ambientet e spitalit nga agjentët  e policisë së Tiranës dhe u shoqërua në komisariat.

/Abcnews.al.