Një afro-amerikan kundër Trump në garën për president/ Tim Scott shpall zyrtarisht kandidaturën

schedule15:12 - 23 Maj, 2023

schedule 15:12 - 23 Maj, 2023

Ethet për zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë nisur, bashkë me garën brenda republikanëve për emrin që do të përballet me Presidentin Biden në 2024-ën. Tim Scott, i vetmi republikan afrikano-amerikan në Senat shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij duke u bërë rivali i parë i Trump në këtë garë.

Tim Scott, i vetmi republikan afro-amerikan në Senat, hapi të hënën zyrtarisht fushatën presidenciale për vitin 2024, në një përpjekje që mesazhi i tij të arrijë të bindë votuesit republikanë, të cilët vazhdojnë të mbështesin në shumicë ish-Presidentit Donald Trump.

Në fjalimin para mbështetësve, në qytetin e tij të lindjes në North Charleston të Karolinës së Jugut, 57 vjeçari Scott, foli për përvojën e tij personale, i rritur në varfëri vetëm nga nëna e tij, duke e ofruar atë si një provë se Amerika mbetet vendi i mundësive.

Me vetëm 1% të mbështetjes në mesin e republikanëve të regjistruar, sipas një sondazhi të agjencisë ‘Reuters’ dhe kompanisë së sondazheve ‘Ipsos’, Scott përballet me një betejë të vështirë në përpjekjen e tij për të qenë kandidati zyrtar i republikanëve që do të përballet me Presidentin demokrat Joe Biden.

Ai është gjithashtu popullor në Karolinën e Jugut, një shtet që luan një rol kyç në garën republikane. Karolina e Jugut është shteti i treti në vend që zhvillon një garë brenda republikanëve, në betejën shtet për shtet, për të përcaktuar kandidatin për President.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!