Panik në qiell të hapur/ Një aeroplan japonez bëri ulje emergjente pasi një burrë u përpoq të hapte derën

schedule13:01 - 26 Maj, 2025

schedule 13:01 - 26 Maj, 2025

Një aeroplan japonez që po fluturonte nga Tokio për në Teksas u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer u përpoq të hapte njërën nga dyert e avionit gjatë fluturimit.

Fluturimi 114 i All Nippon Airways (ANA) u devijua për në Seattle disa orë pas ngritjes të shtunën “për shkak të një pasagjeri të padisiplinuar”, tha linja ajrore.

Policia e Portit të Seattle-it u tha mediave se ishin njoftuar për një burrë që “u përpoq të hapte dyert e daljes gjatë fluturimit”.

Burri, i cili nuk u identifikua, po “përjetonte një krizë mjekësore” dhe duhej të ndalohej nga pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhi i fluturimit, tha policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!