Veronika Ramadani 67-vjeç është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj. Viktima jetonte vetëm me djalin e saj në rrugën “Gjon Kastrioti” në Laprakë i cili u shoqërua në polici.
Por pas ekspertimit mjeko-ligjor, policia bën me dije se 67-vjeçarja ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Tiranë/Informacion paraprak
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ku në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasja V. R., 67 vjeçe, ju bëjmë me dije se:
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.