Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 50 vjeçare është gjetur e pajetë në një makinë. Mediat vendase shkruajnë se dyshohet se viktima është goditur në kokë.
Policia bën me dije se gruaja është gjetur në serdiljen e pasagjerit, dhe në makinë janë gjetur gjethe dhe pendë.
Ngjarja ka ndodhur në zonë rurale të Halkidonës, në Selanik pranë varrezave të zonës.
Sipas mediave, gruaja u gjet nga një punonjës në klinikën veterinare lokale. Ka qenë punonjësi që ka lajmëruar policinë rreth orës 7:30 të mëngjesit të së martës.
Ndërkaq deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje me identitetin e viktimës. /abcnews.al