Një 17-vjeçar me kallash në Tiranë, çfarë zbuloi policia

schedule10:22 - 13 Korrik, 2022

schedule 10:22 - 13 Korrik, 2022

Policia në Tiranë ka nisur hetimet për një adoleshent dhe dy persona të tjerë pas goditjes së një rasti të  armëmbajtjes pa leje. Njoftohet se penalisht është proceduar një 17-vjeçari i cili kishte fshehur një kallashnikov në  rrugën “Gjergj Legisi”.

Pas kontrolleve të ushtruara, policia e gjeti armën e zjarrit si dhe një sasi municioni luftarak të fshehur mes shkurreve.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin R. R., 17 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit B. K., 40 vjeç dhe I. Z., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!