Një 11 vjeçare u mbyt në liqenin e Banjës, polumbarët nxorrën trupin

schedule18:34 - 17 Gusht, 2018

schedule 18:34 - 17 Gusht, 2018

Një 11 vjeçare është mbytur në liqenin e HEC-it Banjë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes dhe viktima është  Andja Toçila, 11 vjeçe, banuese në fshatin Trashovic të Gramshit. Sipas policisë  dyshohet se vajza ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentalit të Banjës.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarët, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e  trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!