Nisma më e veçantë e Austrisë, lotari për të vaksinuarit kundër Covid

schedule13:27 - 20 Janar, 2022

schedule 13:27 - 20 Janar, 2022

Rreth 72% e popullsisë së Austrisë është vaksinuar plotësisht kundër Covid, ndërkohë vendi ka një nga normat më të ulëta në Europën Perëndimore. Rastet e reja ditore shënuan një rekord të ri të mërkurën ndërsa varianti Omicron vazhdon të përhapet por qeveria dëshiron të shmangë një tjetër bllokim kombëtar.

“Çfarë mund të fitojmë në shortin e vaksinimit? Kuponat!”tha Kancelari Karl Nehammer në një konferencë për shtyp me kryetaren e opozitës social-demokrate, Pamela Rendi-Wagner, me të cilën u negociua masa.

Nehammer tha se donte që të kishte një shpërblim financiar për personat që vaksinohen duke shtuar: “Ne kemi mësuar nga e kaluara dhe kemi parë që një lotaria është mënyra më e mirë  për të ndërtuar një sistem të tillë.”

Plani është që populli, qofshin të vaksinuar tashmë ose jo, do të marrin një biletë për çdo vaksinë që kanë bërë, – tre bileta gjithsej për ata që kanë bërë vaksinën përforcuese. Çdo biletë ka një dhuratë prej 500 €, tha Nehammer, pa specifikuar se për çfarë përfshijnë kuponat.

Austria ka regjistruar 2,022,581 raste dhe 2,890 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!