Sot shënohet dita e 12-të e luftës në Ukrainë dhe vende nga e gjithë bota janë sensibilizuar për të ndihmuar qytetarët.
Një nismë e fundit është marrë nga tre vajza në Shqipëri, Artenisa Dervisha, Alda Hasani dhe Voltisa Xhokaxhiu, të cilat kanë vendosur së bashku me kompaninë ku punojnë të dhurojnë ndihma më 8 Mars për gratë dhe vajzat ukrainase.
Të ftuara në “ABC e Mëngjesit”, ato treguan gjithçka, nga mënyra si nisi kjo nismë dhe përkrahja që pati nga punonjësit e kompanisë.
“Kontributi është i lirë dhe kushdo mund të marr pjesë dhe mesa të dojë. Nuk kemi vendosur një shifër. Jemi shumë krenare për stafin që kanë kontribuar.
Ne jemi fokusuar te dy kategori te gratë dhe fëmijët, edhe produktet do t’i dorëzojmë të gjitha te ambasadat”, tha Voltisa.
“Ishte një nismë shumë spontane, shumë e bukur. Ishte diçka e mirëpritur dhe jemi duke u marr i gjithë si staf”, shtoi Artenisa.
“Ne ofrojmë si mundësi punësimi për personat që duan të vijnë në Shqipëri. Informatika ëhstë një fushë që ofron shumë të drejta pune”, u shpreh Alda./abcnews.al