Nisma e veçantë për gratë e burgosura, Pink Movement dhurata speciale për festat e fundvitit

schedule10:30 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 10:30 - 16 Dhjetor, 2020

Një nismë shumë prekëse është ndërrmarë nga Leonida Dupa, themeluesja e Pink Movement dhe aktivistja Elona Morina për gratë që ndodhen në burgun e “Ali Demit”.

Të ftuara në studio, ato kanë treguar se kanë vendosur të bëjnë nga një dhuratë simbolike për çdo të burgosur, një kartolinë dhe një buzëkuq.

“Pink Movement është një lëvizje feministe e krijuar nga ne vajzat dhe gratë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni në kohën kur ishim 20 vjeçe. Le të themi që ne jemi ato vajza që krijojnë ato protestat e shoqërisë civile.

Arsyeja është që një herë kam parë një vajzë që fliste në telefon dhe kërkonte të takonte fëmijët, ata nuk janë lejuan dhe asaj i ra të fikët. Pra, kur një djalë është në burg, nënat mezi presin të dalin nga burgu, ndërsa për gratë ndodh e kundërta, askush nuk i pret. Të gjithëve duhet t’i jepet një mundësi e dytë në jetë.

Falenderoj Elona Demollarin që na ndihmuar gjithmonë sa herë që futemi atje brenda. Është e tmerrshme koha që përjetojmë kur shkojmë atje brenda. Por që na presin shumë mirë sikur të ishim një familje.”, u shpreh Dupa.

“Unë kam vendosur që t’i jap një buzëkuq dhe një kartolinë cdo të burgosure. Është hera e parë që bëhem pjesë e një nisme të tillë, por që kam dhuruar privatisht. Megjithatë nismat do vazhdojnë”, tha Morina. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!