Nisma e veçantë në Holandë, 15 mijë arushë në stadium në mbështetje të fëmijëve

schedule12:41 - 24 Tetor, 2020

schedule 12:41 - 24 Tetor, 2020

Muaji tetor është muaji i senzibilizimit ndaj kancerit të gjirit dhe jo vetëm. Në të gjithë botën bëhen fushata të shumta dhe rasti i fundit vjen nga Holanda.

Sipas raportimit të “De Telegraaf”, në ndeshjen mes Heerenven dhe FC Emmen do të vendosen plot 15.000 pellusha arushi në shkallët e stadiumit.

Kjo nismë vjen në kuadër të luftës së kancerit te fëmijët dhe ky veprim do të organizohet nga Fondacioni i Fëmijëve (KIKA) si dhe nga kompania e ilaçeve, MSD.

Kujtojmë që në Holandë stadiumet vazhdojnë të jenë të mbyllura për tifozët, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!