Nisma e veçantë e fotografit shqiptar: Me fotot e botës së egër do të ndihmojë qentë endacakë

schedule09:43 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 09:43 - 28 Dhjetor, 2023

Fotografi Arian Mavriqi ka realizuar fotot më të bukura të botës së egër për vitin 2023. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se fotot e shkrepura nga objektivi i tij janë bërë virale dhe do të që të shërbejnë për të gjitha brezat e ardhshëm.

Sakaq, Ariani zbuloi se tani ka krijuar dhe një nismë me bluza të stampuara me fotot e kafshëve, lekët e të cilave do të shkojnë për kafshët dhe ushqimin e tyre.

“Me këto video dhe fotografi mendoj që po ndikojmë pozitivisht që gjithë populli jonë të ketë një pasuri të botës sonë të egër.

Është kënaqësi që me këto fotografi kemi arritur të bindim dhe disa gjuhetarë të cilët më herët kanë  gjuajtur ndonjë kaproll. Tani ata na tregojnë vendet që ku ndodhen dhe nuk i vrasin, sepse ndjejnë turp. Duam të ndikojmë te gjeneratat e vjetra, të cilët më herët kanë vrarë kafshë të ndryshme.

Me shumë kënaqësi vij për xhirime në Shqipëri, në Luginën e Karavastas, në Luginën e Nartës, por dhe në liqenin e Shkodrës që është një perlë  për speciet e rralla.

Unë kam marrë një kauzë së fundmi që me fotot e stampura, do t’u sigurojë një shumë për kafshët, veçanërisht për qentë endacakë”, u shpreh Ariani./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!