Në një intervistë në “News Line” në ABC News diplomati Sokol Gjoka, foli për luftën në Ukrainë, bisedat e zhvilluara mes presidentëve, Trump, Putin dhe Zelensky lidhur me marrëveshjen e paqes.
Gjatë intervistës ai u shpreh se administrata e Trump ndryshe nga ajo e Biden po vepron me anë të koncesionit. Po ashtu gjithashtu shtoi se Evropa e ka treguar qëndrimin e saj dhe mbështetjen për Ukrainën, dhe se po ndërmerr politika sovrane.
“Presidenti Trump bisedoi fillimisht me Putin më pas me Zelenskyn ndërkohë që administrata amerikane kishte marrë zhvillimet për ë dy palët. Janë brenda nja kuadri të negociatës diplomatike, nuk jepet shumë informacion, pasi mund të shkaktojnë edhe problematika të qëllimit final. Administrata e Trump ndryshon edhe nga politika e Evropës së bashkuar sa i përket qëndrimit të tyre për luftën në Ukrainë. Administrata Trump po zbaton një politikë paqeje nëpërmjet koncesionit. Por me shumë rëndësi është të dihet se ma çfarë kostoje do të realizohet marrëveshja. Federata ruse duket se e ka marrë situatën e luftës më me qetësi duke mos u interesuar shumë për shkatërrimet apo humbjen e jetëve. Politika evropiane është e përcaktuar lidhur me qëndrimet e saj për luftën në Ukrainë, e cila është për detyrimin e federatës ruse që të vijë në shinat e parimeve ndërkombëtare”, tha mes të tjerash ai.
Sipas diplomatit Gjoka, të gjitha kostot e kësaj luftë duhet të bien mbi atë që e nisi këtë luftë që është Federata Ruse, pasi shtoi se ishte një luftë e paprovokuar.
/abcnews.al/