Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nisma e PS për shkarkimin e Metës, BE: Zgjedhjet e 25 Prillit plotësuan kushtet për negociatat

schedule18:03 - 25 Maj, 2021

schedule 18:03 - 25 Maj, 2021

Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca ashtu si në rastin e shpalljes “non gratta” të ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk ka pasur koment për komisionin parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Pyetjes për këtë zhvillim nga ana e mazhorancës, zoti Soreca është shprehur se këto janë cështje që i takojnë punëve të brendshme të Shqipërisë. Ndërkaq nuk ka ngurruar të vlerësojë zgjedhjet e 25 prillit si proces.

Madje ai shkoi edhe më tej duke thënë se janë pikërisht këto zgjedhje që përmbushën kushtet e çeljes së negociatave që priten së shpejti nga KE. Për zotin Soreca edhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR është vlerësuar procesi zgjedhor në ditën e zgjedhjeve.

Këto komente politike Soreca i ka bërë nga Përmeti nga ku ndodhej në kuadër të turit një javor që ka ndërmarrë në të gjithë vendin në kuadër të “Javës së Europës”.

Itinerarin e takimeve Soreca e ka nisur mesditën e sotme me një takim me kryebashkiaken e Përmetit Alma Hoxha nga ku është njohur me projektet e financuara nga BE në këtë qytet. Kryebashkiakja Hoxha me këtë rast veçse ka vlerësuar Sorecën, i ka dhënë edhe çelësin e qytetit.

Në takimet e sotme në Përmet, ambasadori i BE në vendin tonë ka inspektuar edhe panairin me punime të të rinjve vendas, produkte artizanale. Soreca shoqërohej nga ambasadorja e Greqisë Eleni Filipidhu, përfaqësues të Ambasadës Italiane në Tiranë, si dhe ambasadori shqiptar të BE Zef Mazi./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!