Nisje fantastike në Kroaci, tjetër gëzim për Dokën pas golit në debutim

schedule08:52 - 2 Shtator, 2020

schedule 08:52 - 2 Shtator, 2020

Albi Doka fitoi titullin kampion me Tiranën e tij sezonin e fundit dhe zgjodhi të vijonte karrierën te Gorica në Kroaci. Mbrojtësi i djathtë e ka nisur shumë mirë aventurën e re dhe i mjaftuan shtatë minuta për të gjetur golin e parë në debutim.

Gorica i ka fituar të tre ndeshjet e para në HNL dhe ndan kreun me Dinamo Zagreb. Takimin e fundit të fituar 3-2 në shtëpi kundër Sibenik, 23-vjeçari shqiptar e nisi si titullar, e zhvilloi të plotë dhe dhuroi një paraqitje shumë pozitive.

Doka, i cili shpëtoi një gol të sigurt në këtë ndeshje me ndërhyrjen e tij të saktë, është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin kroat. Bashkë me të edhe dy shokë të ekipit, teksa ai dhe Gorica shpresojnë të vazhdojnë me ndeshje të mira dhe rezultate pozitive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!