Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor. Kreu i qeverisë ka ndarë një video nëpërmjet të cilës shprehet se rrugëtimi i ri i dijës ka nisur me himnin kombëtar.
“Sot, kur dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, u dërgoj një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë“, ka shkruar kreu i qeverisë.
Më herët edhe presidenti Bajram Begaj uroi nxënësit dhe mësuesit. “Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë! Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes”, shkroi presidenti./abcnews.al