Nisja e vitit shkollor, Basha urim për nxënësit dhe mësuesit: Normaliteti do rikthehet sërish

schedule10:05 - 14 Shtator, 2020

schedule 10:05 - 14 Shtator, 2020

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka përcjellë urimet për të gjithë nxënësit dhe mësuesit që nisin sot procesin mësimor në kushte të pazakonta.

Një urim të veçantë, kreu i demokratëve ka edhe për vogëlushët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Po ashtu Basha, u është drejtuar edhe gjimnazistëve.

Një urim i veçantë nga zemra për vogëlushët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Askush nuk do donte që dita juaj e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si kjo e sotmja në mes të pandemisë, shoqëruar me masa të veçanta që e bëjnë të vështirë këtë fillim shkolle”, shkruan Basha mes të tjerash, ndërsa thekson se normaliteti do të rikthehet sërish, ndërss e vetmja gjë që nuk kthehet është jeta.

Mesazhi nga Lulzim Basha:

Të dashur nxënës dhe mësues që sot nisni vitin e ri shkollor, ju uroj nga zemra suksese!

Urime më të mira për mësuesit tanë që këtë vit do të përballen me orare të zgjatura dhe vështirësi më të mëdha se vitet e tjera. Jam i bindur se me përkushtimin për profesionin dhe kujdesin për nxënësit, do t’ia dilni me sukses për të përballuar këtë realitet të ri dhe sfidues.

Një urim i veçantë nga zemra për vogëlushët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Askush nuk do donte që dita juaj e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si kjo e sotmja në mes të pandemisë, shoqëruar me masa të veçanta që e bëjnë të vështirë këtë fillim shkolle.

Urime të gjithë gjimnazistëve në këtë vit sfidues! E di se do ta keni të vështirë të ruani distancën, pasi e tillë është edhe energjia e moshës, por ju lus të silleni me vetëdijen se nga sjellja juaj varen jetë njerëzish.

Normaliteti do rikthehet sërish, e ju mund të kapni kohën e humbur me njëri-tjetrin. E vetmja gjë që nuk kthehet është jeta. Pranda lutja ime për të gjithë ju është: respektoni masat, ruani veten dhe njëri-tjetrin.

Ditë më të mira na presin!

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!