Nisja e vitit shkollor, Ahmetaj e Klosi inspektojnë shkollat profesionale

schedule16:44 - 17 Shtator, 2018

schedule 16:44 - 17 Shtator, 2018

Në këtë vit arsimor mbi 19 mijë nxënës do të mësojnë në shkollat profesionale. Në nisje të vitit të ri shkollor ministrat Arben Ahmetaj dhe Blendi Klosi i bënë apel biznesit të kthejnë sytë nga nxënësit e këtyre shkollave.

Nisja e vitit te ri shkollor ishte një ditë e mirë që ministrat të dilnin për të inspektuar shkollat profesionale.

Minstri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj shkoi në Kamëz.  Rikonstruksioni i kësaj shkollë i ka kushtuar buxhetit të shtetit 213 milionë lekë. Formimi profesional theksoi ministri Ahmetaj është zgjedhje që ofron garanci për punësim.

 “Sot janë 76 mijë të papunë të regjistruar, ndërkohë në anën tjetër janë 46 mijë vende pune të lira, që i ka sjellë vetë në Shërbimin Kombëtar të Punës, të deklaruara, sektori privat. Teorikisht do të dukej sikur 46 mijë nga këta 76 mijë sot mund të punësoheshin, por kjo nuk është e vërtetë. Po pse nuk është e vërtetë? Sepse këta 76 mijë nuk kanë kualifikimin e duhur për të filluar punë nesër në ato 46 mijë vende pune që janë hapur. Ju do ta keni sepse keni zgjedhur arsimin e duhur”.

Nevojën urgjente për punonjës të kualifikuar e theksoi edhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi. Minstri Klosi vizitoi një shkollë profesionale në Berat. Ai i bëri thirrje bizneseve të fushën e turizmit të kthejnë sytë nga nxënësit e këtyre shkollave.

Rreth 19,220 nxënës do të ndjekin arsimin profesional këtë vit shkollor. Mbi 4 mijë e 700 janë të regjistruar në vitin e parë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!