Nis këtë të hënë sesioni i ri parlamentar. Disa ligje dhe nisma të rëndësishme pritet që të miratohen, por për miratimin e tyre kërkohen vota edhe nga opozita, që prej kohësh ka bllokuar punimet e parlamentit.
I pranishëm në seancë do të jetë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili do të mbajë një fjalim, për të inkurajuar dialogun mes mazhorancës dhe opozitës.
“Kjo është një ditë çelëse për punimet parlamentare, është thjesht një seancë shumë e shkurtër ku kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalë, pastaj mbahen seancat çdo të enjte.
Sot është parashikuar që edhe presidenti Behjram Begaj të mbajë një fjalë, për të inkurajuar edhe dialogun mes palëve. Sot, për shkak se qeveria ka bërë disa ndryshime do të ketë edhe votime. Do të shkarkohet Elva Margariti, do të votohet ministri i Eknomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, do t’i përgjysmohet portofoli Ervin Metes, që do të mbajë vetëm postin e ministrit të Financave.
Këto janë pikat më të rëndësishme nëse nuk do të ketë supriza nga ana e parlamentarëver. Do të betohet edhe Plarent Ndreca, i cili ka zënë mandatin e Arben Ahmetajt.
Opozita ka deklaruar se nuk do te ketë ndryshim. I njëjti skenar parahsikohet të realizohet edhe sot”, raportoi gazetarja e ABC News, Esiona Konomi./abcnews.al