Nisin rrëshqitjet e tokës në Kodër Currila, erozioni rrezikon zonën

schedule12:39 - 24 Nëntor, 2018

schedule 12:39 - 24 Nëntor, 2018

Rikthehet rrëshqitjet e tokës në zonën e Kodër Currilave në Durrës. Dherat kanë përfunduar në rrugën e automjeteve. Erozioni përparon çdo ditë në një kohë kur e vetmja ndërhyrje që bëhet nga Bashkia është pastrimi i dheut nga rruga.

Reshjet e para kanë krijuar shkarje të tokës në Kodër Currila. Këto rrëshqitje, janë fillimi i një paralajmërimi. Me ardhjen e dimrit situata do të përkeqësohet. Në mungesë të një investimi afatgjatë erozioni po vë në diskutim fatin e kodrës.

Reshqitja e vazhdueshme e dherave rrezikon ta zhduk atë.  Edhe pse në qershor të vitit 2014, Ministria e Mjedisit permes një investimi me vlerë 240 milion leke nisi rehabilitimin e Kodrës, zgjidhja përfundimtare nuk erdhi.

Me shirat e para, kodra shfaqi të njëjtin problem. Para viteve ’90 ky vend ka qenë një park i frekuentuar nga durrsakët.

Por, sot ai është kthyer në një vend të rrëzikshëm për shkak të erozionit. Bashkia e qytetit ndër vite është shpallur e pafuqishme për t’i dhënë zgjidhje që mungonte këtij fenomeni.

Angazhimi i vetëm i njësive vendore është largimi i dherave nga rruga. /abcnews.al

Gazetare ABC News: Enkeleda Arapi

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!