Interi ka filluar të rinovojë me disa lojtarë të rëndësishëm të skuadrës. Talenti Esposito pritet të hedhë firmën i pari, por sipas medieve italiane, firma e radhës që do të pasojë do të jetë ajo e portierit Handanovic.
Portieri zikaltër, tashmë 36 vjeç, pritet të rinovojë dhe për një tjetër sezon tjetër, me kontratën e tij që skadon verën e ardhshme. Handanovic ka luajtur 332 ndeshje për Interin në të gjitha kompeticionet.
Në këto 332 sfida, slloveni ka arritur ta mbajë rrjetën e tij të paprekur në 115 prej tyre, duke u shndërruar në një nga portierët më të mirë në botë./abcnews.al

