Kanë nisur reshjet e para të borës në Llogara. Reshjet e borës kanë nisur mëngjesin e kësaj të marte.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se situata është e qete dhe rruga është e kalueshme pa zinxhirë.
Ndërkohë për pastrimin e rrugës nga bora janë vënë në lëvizje borëpastrueset.
Ndërkaq, policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisin makinat e tyre me goma dimri dhe me pajisje mbrojtëse. /abcnews.al