Nisin regjistrimet në Institutin Kanadez të Teknologjisë, mundësi të shumta për studentët

schedule16:53 - 2 Shtator, 2022

schedule 16:53 - 2 Shtator, 2022

Të premten e dy shtatorit nisi faza e parë e regjistrimeve në Insitutin Kanadez të Teknologjisë. Kërkesa e studentëve për të studiuar në programet që ofron ky universitet këtë vit të ri akademik ishte edhe më e lartë se një vit më parë. Studentët që kanë zgjedhur të regjistrohen në këtë insitucion theksojnë se mundësia e punësimit brenda e jashtë vendit është shumë herë më e lartë pas përfundimit të studimeve në një nga programet e Institutit Kanadez të Teknologjisë.Diferenca sipas tyre qendron tek kurrikulat kanadeze, stafi ndërkombëtar si dhe literatura në gjuhën angleze.

Prof.Vaso Qano, zëvendës rektori i Insititutit kanadez të Teknologjisë, ka treguar rreth kurikulës që u ofrohet studentëve, si dhe literaturës në gjuhën angleze e cila u jepet falas studentëve nga insitucioni.

Perfaqësuesii Bordit të Administrimit Bled Komini, thotë se ky universitet ofron mundësi shumë të mira për të diplomuarit për t’u punësuar. Madje 71% e studenteve punësohen që në vitin e parë të studimeve.

Instituti Kanadez i Teknologjisë është i njohur për ofrimin e programeve në fushën e inxhinierisë dhe ekonomisë duke qenë dhe një institucion pioner për ofrimin e programeve unike si Inxhinieri Softuerike, Inxhinieri Kompjuterike dhe IT, Siguri Kibernetike, Marketing Digjital, Teknologji informacioni në Biznes, Big Data etj. Kurrikulat kanadeze ofrojnë mundësi të shumta për studentët si për të studiuar në gjuhën angleze ashtu dhe me staf të huaj.

Kampusi, ambientet laboratorike dhe biblioteka e institucionit krijojnë e formësojnë tek studentët një eksperiencë unike që ata s’do ta harrojne gjatë gjithë jetës së tyre. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!