Punimet për Lungomare 3 nisën këtë të martë. Rreth 20 km do të ndërtohen nga tuneli i ujit të ftohtë deri në Orikum. Nisja e punimeve u ndoq nga Ministria e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe drejtuesi politik i PS për qarkun Vlorë, deputeti Blendi Klosi. Ata prezantuan detaje të projektit.
Drejtori Ekzekutiv i Fondit Arab të Zhvillimit, tha se investimi i qeverisë së Arabisë Saudite në bashkëpunim me atë shqiptare ka një vlerë prej 1.5 miliardë dollarë. “Është një investim që shkon në një vlerë prej rreth 1.5 miliardë dollarë dhe që ka një rëndësi shumë të madhe për të ardhmen dhe zhvillimin e zonës përgjatë kësaj vije bregdetare.
Është një projekt që do të ndikojë në zhvillimin e turizmit por edhe të kësaj zone duke besuar se do të ndikojë në zhvillimin e turizmit por edhe të kësaj zone duke besuar se ashtu si edhe më parë edhe në të ardhmen do të kemi projekte të reja të rëndësishme.”, tha Abdulrahman Al-Marshad.
Punimet për Lungomare 3, do të përfundojnë para verës të vitit 2024. /abcnews.al