Nisin përgatitjet për sezonin e ri turistik/ Kumbaro: Kemi nisur aplikimet për ndarjen e stacioneve të plazhit

schedule14:25 - 25 Tetor, 2023

schedule 14:25 - 25 Tetor, 2023

Në një kohë që fluksi i turistëve në vend vijon institucionet shtetërore kanë nisur përgatitjet për sezonin e  ri turistik.

Ministrja e mjedisit dhe turizimit Mirela Kumbaro  deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se tashmë puna do të nisë me ndarjen e stacioneve të plazhit në mënyrë që të jenë të përgatitur për verën e vitit të ardhshëm.

Në prag të përgatitjes së paketës  fiskale ministrja theksoi se për turizmin parashikohen një sërë ndryshimesh ligjore që synojnë të rregullojnë më shumë këtë sektor.

Viti 2023 rezulton një ndër vitet më të mira të turizmit në Shqipëri dhe më një përllogaritje paraprake pritet të sjellin për ekonominë një përfitim prej 4 miliardë eurosh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!