Nisin negociatat për detin/ Ekspertët shqiptarë e greke takohen në Tiranë

schedule19:25 - 30 Prill, 2018

schedule 19:25 - 30 Prill, 2018

Shqipëria ka nisur negociatat me Greqinë për kufizimin e zonave detare. Raundi i parë është zhvilluar në  Ministrinë për Evropën dhe Punët e jashtme në Tiranë, njofton zyra e shtypit të kësaj ministrie, sipas të cilës takimi  në rang ekspertësh teknikë, u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese .

Grupi i negociatorëve shqiptarë drejtohet nga dy bashkëkryetarë, Armand Skapi nga Ministria e Jashtme dhe Ylber Dogjani, komandant i Flotës Detare.

Ky takim ishte njoftuar javën e kaluar nga vetë ministri Ditmir Bushati. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ministri Bushati tha se raundi i parë i negociatave është  në nivel të ekspertëve shqiptarë dhe grekë sa i përket marrëveshjes, apo tekstit për një marrëveshje për kufizimin e zonave detare.

Raundi i dytë i negociatave do të zhvillohet në shtetin grek./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!