Nisin ndryshimet në SHBA, çfarë veshën Kamala Harris dhe Jill Biden

schedule17:16 - 20 Janar, 2021

schedule 17:16 - 20 Janar, 2021

Ka nisur ceremonia e inaugurimit, ku presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden pritet të bëjë betimin. Mirëpo, në fokus të kësaj ceremonie kanë qenë edhe shtëpitë e modës, pasi veshjet e përzgjedhura nga figurat e njohura kanë tërhequr vëmendjen.

Presidenti i zgjedhur Biden, Zëvendës Presidentja e zgjedhur Kamala Harris dhe Zonja e Parë e ardhshme Jill Biden kanë përzgjedhur veshjet nga stilistët vendas.

Harris është veshur nga dy stilistë me ngjyrë si: Christopher John Rogers, nga Baton Rouge, Louisiana dhe Sergio Hudson nga Karolina e Jugut.

Rogers dhe Hudson janë ndër stilistët më ‘të zhurmshëm’, pasi edhe Michelle Obama, Rihanna dhe Beyoncé kanë zgjedhur ata.

Presidenti i zgjedhur Biden dhe bashkëshorti i Harris, Douglas Emhoff, të dy kishin veshur kostume nga Ralph Lauren, një ndër brendet  luksoze amerikane për më shumë se 40 vjet.

Ndërkohë, Jill Biden kishte veshur një pallto blu me xhufkë me mansheta prej kadifeje dhe një fustan të zbukuruar me kristale dhe perla Swarovski (si dhe një maskë për fytyrën) që u krijua nga stilistja e lindur në Kolorado, Alexandra O’Neill, e firmës amerikane Markarian.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të veshësh Dr. Biden sot. Jam shumë i përulur që jam edhe një pjesë e vogël e historisë amerikane”, tha O’Neill përmes një email-ipër CNN Style.

Zgjedhja e stilistëve amerikanë është një ndryshim i dukshëm nga administrata e fundit, me preferencën e Melania Trump për dizajnerët e vendosur evropianë, përfshirë Dolce & Gabbana dhe Chanel.  Teksa përmendim që Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit këtë mëngjes me një kostum të ngushtë të Chanel. l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!