Nisin testet mjekësore te Milani, ka një datë për rikthimin në stërvitje

schedule16:13 - 5 Maj, 2020

schedule 16:13 - 5 Maj, 2020

Skuadrat italiane po përgatiten për rinisjen e stërvitjeve. Këto ditë do të zhvillohen në masa të forta mbrojtëse dhe në grupe të vogla lojtarësh, ndërsa seancat do të bëhen të plota duke nisur nga data 18 maj. Milani është ekipi i radhës që ka filluar me kontrollet e lojtarëve.

Kuqezinjtë kanë nisur sot testet e para në bazë të protokollit shëndetësor, ku përfshihet edhe bërja e tamponit. Jack Bonaventura dhe Lucas Biglia, kanë qenë dy futbollistët e parë që kanë kryer kontrollet në një klinikë të Milanos, teksa të tjerët do u bashkohen gjatë kësaj dite.

Milani pret rikthimin e Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie, të cilët do detyrohen të kalojnë 14 ditë në karantinë. Dita e enjte është zgjedhur për nisjen e stërvitjeve në Milanello, fiks dy muaj pas zhvillimit të ndeshjes së fundit kundër Genoas, por nuk përjashtohet nisja e stërvitjes në ditën e premte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!