Nga pika kufitare e Morinit e në të gjitha akset rrugore që të çojnë drejt bregdetit, policitë rrugore të Shqipërisë e Kosovës, nga një korriku do të monitorojnë përmes patrullave të përbashkëta të lëvizshme, por edhe stacionere.
Pas nënshkrimit të memorandumit nga krerët e policisë së dy shteteve, në Morinë u takuan drejtuesit e policisë rrugore për të konkretizuar zbatimin e këtij memorandumi.
Bashkëpunimi ka nisur prej vitesh në kuadër të marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare me kohëzgjatje deri në fund të muajit shtator, që përkon dhe me pikun e fluksit të lëvizjeve në akset rrugore gjatë sezonit turistik./abcnews.al