Kanë nisur në orën 12:00 homazhet në nderim të regjisorit të njohur shqiptar, Kristaq Mitro në Universitetin e Arteve. Mësohet se pjesë e tyre përveç familjarëve, janë edhe miq të artistit të ndjerë dhe figura të shquara të skenës.
Kristaq Mitro u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare më datën 5 prill. Ai ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë.
Filmat e tij të realizuar ndër vite kanë mbetur për publikun, ndërsa vlerësimet nuk kanë munguar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë. Kontributi i tij si regjisor nuk mungon në filmat si “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, etj.
Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë aktualisht jepte kontributin e tij si pedagog pranë Universitetit të Arteve në degën Regji-Filmi./abcnews.al