Nisin diskutimet për ndryshimet kushtetuese në parlamentin e Maqedonisë

schedule11:43 - 9 Janar, 2019

schedule 11:43 - 9 Janar, 2019

Në Parlamentin e Maqedonisë do të vazhdojnë diskutimet për propozim-amendamentet, me të cilat duhet edhe të përmbyllet procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimit të Marrëveshjes me Greqinë, për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese me dy të tretat e votave të deputetëve akoma është i paqartë, pasi nuk dihet se a do të mbështetet nga shumica absolute e deputetëve. Gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev realizoi takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, me të cilin diskutuan për procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Pas takimit, Zaev në konferencë për shtyp njoftoi se janë pranuar propozimet e Aleancës për Shqiptarët dhe se mbeten të shqyrtohen edhe disa pika të Lëvizjes Besa të Bilal Kasamit.

Kurse partia opozitare VMRO-DPMNE ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në diskutimin për amendamentet kushtetuese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!