Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë mbërritur në Dolmabahçe – zyra e Presidentit Erdogan në brigjet e Bosforit në Stamboll, për të kryer raundin e radhës të negociatave në lidhje me luftën, e cila ka nisur që prej 24 shkurtit, me hyrjen e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Delegatët janë ulur në një tavoline të gjatë përballë njëri-tjetrit.
Lexo edhe: Tërhiqet Rusia? Zbulohet kushti i Kremlinit: Ukraina mund të bëhet pjesë e BE-së
Korrespodenti i BBC që ndodhet në Turqi raporton se presidenti tuk u është drejtuar delegatëve, pas duartrokitjeve që mori nga të dyja palët. Këto janë bisedimet e para ballë për ballë pas dy javëve, por shpresat për përparim janë të pakta, shkruan BBC.
Gjatë fjalimit të tij, Erdogani foli për “dhimbjen që konflikti ka hyrë në javën e pestë, duke thënë se si vend mik i dy vendeve, është detyrim i Turqisë për t’ ndërmjetësuar.
“Është në duart e të dyja palëve të ndalojnë këtë tragjedi”, tha Erdogan. Turqia është anëtare e NATO-s, por ruan lidhje të forta me Rusinë. Erdogan i ka rezistuar bashkimit me sanksionet e Perëndimit kundër Moskës./ABCNEWS.AL/