Në ditën e parë të nisjes së aplikimit për skemat mbështetëse në bujqësi në Fier interesi i fermerëve ka qenë i lartë.
Prej mëngjesit dhjetra fermerë iu drejtuan pikave të aplikimit, ku janë krijuar radhë,ndërsa fluksi i lartë i aplikimeve për skemat por edhe për t’u pajisur me NIPT ka sjellë mbingarkesë të sistemit.
Më shumë interes, ashtu si vitet e shkuar ka pasur për për skemën mbështetëse të naftës.
E njëjta situatë u paraqit edhe në drejtoritë e bujqësisë në Korçë.
Skemat mbêshtetëse të bujqësisë këtë vit vijnë me disa risi,që lehtësojnë dhe rritin mundësitë e fermerëve për të përfituar.
Aplikimet e fermerëve për të pêrfituar nga skemat mbêshtetëse do të vazhdojnë deri në 19 prill. Vitin e kaluar rreth 12 mijë fermerë të qarkut të Korçës përfituan nga skema e mbështetjes për naftë./abcnews.al