Nisin aplikimet për naftë të lirë për fermerët

schedule15:45 - 18 Janar, 2021

schedule 15:45 - 18 Janar, 2021

47 mijë fermerë në të gjithë vendin  që tashmë janë të pajisur  me NIPT  mund të përfitojnë naftë të lirë për të mbjellë tokën. Afati për të aplikuar ka nisur në 15 janar dhe do të zgjasë deri në 25 shkurt. Për sipërfaqet deri në 10 hektarë nafta do të jetë falas dhe mbi këtë sipërfaqe çmimi do të jetë 80.4 lekë litri më pak.

Fermeri nga fshati Dvoran i Korçëss shprehet se pas efekteve të pandemisë nje nismë e tillë është e domosdoshme ndërsa ankohet se  i ka munguar mbështetja financiare nga shteti.

Por ka edhe fermerë  që shprehen se kjo skemë është e vonuar pasi ata tashmë i kanë mbjellë kulturat bujqësore.

“Subvecionimi tashmë është i vonuar pasi ne një një pjesë të madhe të mbjelljes e kemi mbyll”, ka thënë një fermer.

Fermerët duhet që të dorëzojnë  online certifikatën e tokës bujqësore ,në mungesë aktin e marrjes në përdorim ose kontratën e marrjes me qira.

Kusht është edhe fakti që madhësia e fermës duhet te jetë mbi 0.4 hektarë ndërsa parcela më e madhe se 0.1 hektarë.

Në rast se fermerët nuk e përdorin naftën për të punuar tokën atëherë ata do të përjashtohen nga skemat e mbështetjes deri në 3 vite./abcnews.al