Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nisin aplikimet për kredi të butë, kushtet që duhet të plotësoni për të fituar

schedule08:32 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 08:32 - 6 Dhjetor, 2021

Duke filluar prej ditës së sotme bashkia e Tiranës ka hapur programin e kredive të buta për familjet dhe çiftet e reja që duan të blejnë një shtëpi. Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese.

Në njoftim thuhet se bazuar në Programin Social të Strehimit “Për Subvencionimin e interesave të kredisë njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar të paraqesin aplikimet e tyre (faza I) për “Programin Social të Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” pranë Njësive Administrative/Lagjeve nga data 06.12.2021 deri në datën 10.01.2022”.

Programi Social i Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë synon të mbështesë blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetës.



Kriteret bazë për paraseIeksionimin e kërkesës së paraqitur nga individë/familjet e interesuara për të përfituar nga programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë”, do të jenë:

– individë të cilët në, momentin e paraqitjes së kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç;

– familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë pronësi një banesë;

– familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;

– familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar në tabelën e mëposhtme.

Ky program ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg.

Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre. /Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!