Nisi përmirësimi i situatës edhe në jug të vendit

schedule09:14 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 09:14 - 4 Dhjetor, 2017

Këtë të hënë, pas katër ditë përmbytje, ka nisur të përmirësohet situata në jug të vendit. Në Vlorë niveli i Vjosës është tërhequr dhe uji është prezent kryesisht në fshatin Fitore. Në këtë rajon ka nisur shpërndarja e ndihmave, për familjet që u preken nga përmbytjet.

Në Fier gjithashtu situata është drejt përmirësimit, ndërsa në zona të caktuara po punohet për largimin e ujit të mbetur.

Në Darzezë Forcat e Ushtrisë kanë punuar gjatë natës dhe përfunduan urën provizore, që lidh fshatin me rrugën kryesore. Lumi Vjosë është rikthyer në kuotat normale në nivelin 6 meter dhe situata është përmirësuar.

Edhe në Elbasan ka përmirësim të ndjeshëm, ndërsa energjia është rikthyer në pjesën më të madhe të fshatrave.

Kurse në Lushnje vijojnë të jenë të përmbytura 300 ha në fshatin Imsht nga lumi Seman, ndersa në Tëburf janë 1500 ha.

Në Fushë Krujë në zonat tradicionale të prekura nga përmbytjet vazhdon të ketë ujë.

Këtë të hënë pjesa më e madhe e vendit do jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme shiu, kurse borë ka në juglindje dhe në verilindje të vendit.

Në Dukagjin ka rrugë vështirësisht të kalueshme për shkak të borës.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të bien kryesisht në veri të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!