Nishani: Opozita ka nevojë për bashkim e nxitje të angazhimit të anëtarëve

schedule22:21 - 29 Janar, 2018

schedule 22:21 - 29 Janar, 2018

Gjatë një interviste në studion e ABC News, ish-presidenti Nishani komentoi lidhur me protestën e 27 Janarit të organizuar nga opozita. Por ndërsa vlerësoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve në këtë protestë, ish kreu i shtetit apeloi për gjithpërfshirje në kampin e djathtë.

I ftuar në studion e ABC News ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, e quajti protestën e 27 Janarit të opozitës si matje të nervit reagues të popullit shqiptar.

Bujar Nishani:“Mesazhi kryesor ishte prezenca e qytetarëve në protestë, ndërsa mesazhi i liderëve unë nuk besoj se ishte fokusi i kësaj proteste. Masiviteti ishte një shenjë e mirë, si një rizgjim i shoqërisë shqiptare. Unë mendoj që opozita synonte këtë , të shikonte dhe të testonte edhe në raport me shoqërinë në tërësi edhe në raport me institucionet me të cilat Shqipëria bashkëpunon në proceset shumë të rëndësishme të demokratizimit. Të jemi realistë. Pavarësisht debateve politike që ka patur në të shkuarën dhe do të ketë në të ardhmen sipas kampeve dhe kënvështrimet që prezenca ishte shumë e madhe krahasuar në protestat këtyre 5-6 vitet e fundit apo 10 vitet e fundit”.

Sa i përket organizimit të brendshëm të Partisë Demokratike, ish deputeti i saj, bëri thirrje për bashkim dhe aktivizëm më të lartë.

Bujar Nishani: “Ka nevojë për një frymë të një bashkimi të një nxitjeje të angazhimkeve dhe kontributeve. Unë e shikoj nga të dyja anët. Në radhë të parë duhen respektuar të gjitha kontributet, duhen vlerësuar të gjitha kontributet. Nga ana tjetër duhet respektuar edhe institucioni i lidershipit. Partia Demokratike është në një moment të ndërthurjes, të gjeneratës që ka kontribuar deri tani dhe një gjenerate të re. Unë mendoj që edhe më shumë duhet të ketë fytyra të reja në aktivitetin dhe dinamikën e Partisë Demokratike”.

Një këshillë ia dha kësaj opozite.

Bujar Nishani: “Është më shumë se kurrë sot që opozita të hapi një hetim parlamentar për çështjen e kanabisit. Nuk është këtu fjala vetëm për kultivimin e kanabisit, por për mënyrën si është përdorur për të përdorur politikën, si është përdorur për të influencuar qytetarin, për ta presuar qytetarin”./abcnews.al