Niset hetimi pasuror ndaj “baronit të drogës” Met Kanani

schedule15:28 - 14 Maj, 2018

schedule 15:28 - 14 Maj, 2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin  pasuror ndaj “baronit të drogës” Met Kanani bashkë me familjarët e tij. Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e parave si edhe të shumë aktiviteteve të biznesit që ka Met Kanani ne Shqipëri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nëpërmjet Drejtorisë së Pastrimit të Parave ka nisur hetimin pasuror për të ashtuquajturin “baroni i drogës”, Met Kanani. Sipas ligjit të quajtur antimafia, ky hetim pasuror ka nisur rreth një muaj më parë, me urdhër të prokurores Elisabeta Imeraj pas arrestimit në Turqi të Met Kananit.

ABC News ka mësuar se, veprimi i parë që ka kryer organi i akuzës ndaj kreut te grupit kriminal te drejtuar nga Met Kanani ishte sekuestrimi i regjistrave të shit-blerjes pranë kompanisë AlbTek me seli qëndrore në Fier.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania ka si administrator Kananin, është hapur në vitin 2005 dhe si kapital themeltar ka 10 milionë lekë. Por komania e Met Kananit, sipas QKB-së, tregtonte radio marrëse e dhënëse, aparate ndërlidhëse. Ndërkohë që edhe pajimet e policisë dhe të ushtrisë gjendeshin në kompaninë AlbTek, si jelek anti plumb, pranga, helmeta të llojeve të ndryshme

Gjithashtu, organi i akuzës ka kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë në vendin tonë, nëpërmjet Njësisë së Inteligjencës Financiare, për të parë nëse ka para depozita parash në sistemin bankar shqiptar por jo vetëm.

Edhe familjarët e Met Kananit do të kalojnë në sitën e ligjit “antimafia”, ku do të shihet edhe aktiviteti i tyre tregtar e po kështu, pasuritë e paluajshtme. të cilat sipas prokurorisë. mund të kenë rrjedhur nga ndonjë aktivitet i jashtëligjshëm.

Gjatë operacionit të koduar “Preçizioni”, në pranga të policisë ranë në pranga 13 persona ne Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër.

Edhe anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal do t’i nënshtrohen po ashtu, ligjit “antimafia”. Përveç kanabisit, anëtarët e bandës së Met Kananit akuzohen edhe trafikim të kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes Ballkanit në Shqipëri më pas drejt BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!