Niset anija e parë me grurë nga Ukraina për në Afrikë

schedule09:33 - 16 Gusht, 2022

schedule 09:33 - 16 Gusht, 2022

Brave Commander, anija e parë e grurit për në Afrikë është nisur nga porti ukrainas i Pyvdevni, sipas të dhënave nga Refinitiv Eikon.

Eksportet e drithërave të Ukrainës u pezulluan pasi Rusia pushtoi vendin dhe mbylli portet e Detit të Zi, duke rritur çmimet globale të ushqimeve dhe duke ngritur shqetësime për mungesat e mundshme në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan një marrëveshje në fund të korrikut që i ka lejuar Ukrainës të rifillojë eksportin e grurit përmes porteve të saj të Detit të Zi, pavarësisht luftës me Rusinë.

Anija, e cila mban 23 mijë tonë drithë, është nisur për në portin e Xhibutit, ndërsa furnizimet janë të destinuara për në Etiopi, njoftoi Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës.

“Ministria dhe OKB-ja po punojnë për të gjetur mënyra për të rritur rezervat ushqimore për sektorët e ndjeshëm shoqërorë të popullit afrikan”, tha ai në një deklaratë.

Deri më tani 17 anije janë nisur nga portet e Ukrainës me më shumë se 475,000 ton produkte bujqësore.

/abcnews.al