Nisën sot vaksinimin, farmacistët: I vonuar, duhej më parë

schedule16:07 - 7 Prill, 2021

schedule 16:07 - 7 Prill, 2021

Nga Ajgena Korbi

Rreth 60% e farmacistëve në vend e kanë kaluar koronavirusin megjithkëtë një pjesë e tyre e morën vaksinën anti-Covid. Madje disa mendojnë se duhet të ishin përfshirë më herët në listat e vaksinimit.

“Ne duhet të ishim të parët sepse shumë mjekë e kryenin punën edhe me telefon dhe ne ishim të detyruar të rrinim përballë të infektuarve,” thotë një prej tyre.

Në ditën e parë të nisjes së vaksinimit për këtë kategori në Tiranë dozën e AstraZenecës e morën 50 farmacistë. Sipas presidentes së Urdhrit për kryeqytetin Laurela Zani procesi ka nisur paralelisht dhe në rrethe.

“Ka filluar Gjirokastra, Korça, Elbasani dhe Durrësi. Nuk pati hezitim për ta marrë,” thotë ajo.

Në të gjithë vendin parashikohet të marrin vaksinën antiCovid rreth 3 mijë farmacistë, 1800 prej të cilëve ushtrojnë aktivitetin në Tiranë. /abcnews.al