Nisen drejt “Infektivit” shtatzëna me të birin 2 vjeç

schedule14:42 - 6 Maj, 2020

schedule 14:42 - 6 Maj, 2020

Nusja shtatzënë në Fier, e cila u infektua me Covid-19 së bashku me fëmijën e saj 2 vjeç, do të nisen drejt Tiranës, në Spitalin Infektiv, ku do të marrin mjekim më të specializuar.

E infektuar rezultoi edhe vjehrra e saj 70 vjeç ndërkohë që bashkëshorti është rezident në Suedi.

LEXO edhe: Vizitoi familjarët me COVID-19, gruaja shtatzënë infekton djalin 2 vjeç dhe vjehrrën në Fier

Shtatzëna u infektua pasi shkoi vizitë në familjen e saj në Tiranë e cila ishte e infektuar me koronavirus më parë. Ajo infektoi djalin 2 vjeç dhe vjehrrën e saj 70 vjeç.

2-vjeçari bëhet fëmija i parë i prekur me COVID-19 që shtrohet në spital, pasi sipas ekspertëve të gjithë të tjerët ose kanë qënë asimptomatikë, ose kanë pasur simptoma shumë të lehta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!