Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nisa të blija ilaçe në internet”, këngëtarja e njohur rrëfen për problemet me ushqimin

schedule19:33 - 1 Tetor, 2021

schedule 19:33 - 1 Tetor, 2021

Këngëtarja Anne-Marie ka rrëfyer për problemet me ushqimin si adoleshente dhe përdorimin e ilaçeve për t’i tejkaluar çrregullimet.

30-vjeçarja ka pranuar se ka përdorur një dietë të rreptë dhe se në moshën 16-vjeçare ka ngrënë vetëm sanduiç me djathë dhe çipsa. Pesha e saj filloi të shtohej pasi nisi përdorimin e ilaçeve dhe ka pranuar se nuk kishte shëndet të mirë në atë periudhë.

“Doja të kisha peshë dhe pashë se gratë e trasha nisën të jenë më tërheqëse. Natyrisht se ndryshova qëndrim 100 për qind dhe nisa të blija ilaçe në internet me të cilat fitova peshë, por ishte gjë e rrezikshme”, ka shkruar këngëtarja në librin e saj të ri “You Deserve Better”.

Anne-Marie ka pranuar se ishte shumë afër “thyerjes së plotë shpirtërore”, pas publikimit të albumit debutues “Speak You Mind”, në vitin 2018. Këtë vit ajo nisi terapinë dhe ndali angazhimet.

“Isha aq e pikëlluar sa nuk mund të qaja. Shkova në terapi dhe më thanë se isha në gjendje të keqe. Ndalova punën dhe incizimet në studio. Qëndrova në shtëpi”, ka rrëfyer këngëtarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!