Nis vaksinimi i zyrtarëve policorë në Kosovë

schedule18:28 - 15 Qershor, 2021

schedule 18:28 - 15 Qershor, 2021

Ka nisur vaksinimi i zyrtarëve të Policisë së Kosovës me vendbanim në Prishtinë, i cili po realizohet në sallën 1 tetori.

Ky proces po menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore pran Departamentit të Burimeve Njerëzore të PK-së, e cila në bashkëpunim me departamentet tjera policore ka përgatitur planin e vaksinimit, që shpërndahet në baza ditore, me qëllim të njoftimit të zyrtarëve për kohën dhe vendin e vaksinimit.

“Vlen të theksohet se ky proces do të vazhdon deri në përfundim të vaksinimit të të gjithë personelit policor, përderisa deri më tani vaksinimi i personelit të PK-së me rrezikshmëri më të lartë ndaj COVID 19 (me sëmundje kronike) ka përfunduar”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

Në njoftim thuhet se “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar, për kujdesin e shëndetit të stafit të saj dhe njëkohësisht falënderon personelin mjekësor për trajtimin dhe kujdesin e treguar ndaj zyrtarëve policor”.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës. Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!