Procesi i vaksinimit për mësuesit ka nisur edhe në Kolonjë.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” nga Bashkia Kolonjë bëhet me dije se së shpejti do të realizohet edhe vaksinimi masiv në çdo grupmoshe dhe në çdo grupim.
“Nis vaksinimi i mësuesve në Kolonjë. Me shpresën dhe dëshirën se vaksinimi masiv do të vijë shumë shpejt në çdo grupmoshë dhe çdo grupim, e me sigurinë që do ja dalim të mundim të keqen”, shkruhet në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.
/abcnews.al/