Ka nisur sot puna për zbatimin e projektit për transformimin e piramidës. Punimet po inspektohen nga kreu i qeverisë Edi Rama, bashkë ambasadoren e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.
Rama shkruan se ky do të jetë një projekt fantastik që do të krijojë kushtet optimale për Qendrën më të madhe Digjitale në rajon.
“Nis puna për zbatimin e projektit të rijetëzimit të piramidës; një projekt fantastik transformimi arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV, që do krijojë kushtet optimale për Qendrën më të madhe Digjitale në rajon”, shkruan Rama./mv.abcnews.al