Nis testimi teorik për Akademinë e Policisë

schedule15:47 - 15 Tetor, 2018

schedule 15:47 - 15 Tetor, 2018

2700 kandidatë kanë nisur sot testimin teorik, si hap i parë i konkursit për të hyrë në shkollën e policisë. ABC Neës sjell opinionin e një prej aplikantëve, që nuk është rishtar në polici.

Kujtim Shkjau, ish efektiv policie, ishte larguar me dëshirën e tij para 9 vitesh nga radhët e uniformave blu dhe tani kërkon të jetë përsëri pjesë e forcës së policisë.

32-vjeçari u paraqit bashkë me 2700 konkurentë të tjerë në testimin teorik për t’u pranuar në Akademinë e Policisë.

Konkurenca është tepër e madhe, pasi në fund të konkursit, përfshirë edhe testimin fizik dhe psikologjik, vetëm 150 të rinj do të pranohen në patrullën bazë të Policisë.

I riu nga Shkodra tregon se testimi teorik të cilit iu nënshtrua ishte i shkallës  mesetare të vështirësisë.

“Testi ishte mesatar, nuk kishte vështirësi të madhe, po ndonjëherë prej stresit edhe gabon. Një vizë e keqë mund të nxjerrë jashtë, shpresoj që do fitoj dhe ishallah fiton ai që e meriton”.

Shkjau tregon për ABC News problemet aktuale në strukturat drejtuese të policisë. Sipas tij, një frymë e re do të kontribonte për mirë, sidomos në imazhin e uniformave blu.

“Shtysa është me kontribu për vendin tonë. Unë kam qenë efektiv para 9 viteve dhe tash që shumë gjana nuk po shkojnë si duhet me drejtuesat tonë shpresoj me këtë mundësi që na jepet këta të rinj dhe të reja të kenë mundësinë të arrijnë të bëjnë diçka më shumë”.

Për largimin e tij nga policia, Kujtimi radhit disa arsye, më kryesore ndër të cilat ishin ndërhyrjet dhe lufta politike brenda strukturave drejtuese.

“Ka qenë një periudhë që duhet të merrja një gradë nuk mu dha mundësia ta marr atë gradë edhe anashkaluan pak me bërryla e kshu gjënash dhe përfundova tjetërkund, shpresoj të eci përpara”.

Gjatë ceremonisë para testimit teorik të kandidateve, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu pohoi se shërbimi në radhët e policisë, nuk është privilegj, por sakrificë.

Veliu: Ata të cilët do arrijnë të kalojnë me sukses këtë proces do të sakrifikojnë nga jeta e tyre nga koha e lirë e tyre dhe do të privohen nga disa të drejta. Procesi i përzgjedhjes do jetë i gjatë dhe transparent.

Testimi teorik që zgjat dy ditë, është i pari i konkursit që i nënshtrohen, kandidatët për shkollën e policisë. Fituesit e këtij testimi do t’i nënshtrohen me pas edhe testimit fizik dhe atij psikologjik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!